Soni Malaj ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Jonida’s room” në Vizion Plus, ku ka rrëfyer shumë gjëra rreth jetës dhe projekteve të saj.

Duke u relaksuar së bashku me Jonida Maliqin në një qendër masazhi, Soni tregoi se kur ka qenë e vogël ka dashur të bëhej balerinë dhe në një farë mënyrë ky është një peng që i ka mbetur.

“Kam dashur të bëhesha balerinë,doja të shkoja në shkollën e baletit që në fillore por në moshën  10-vjecare kam ardhur në Tiranë. Dhe prindrit e mi e kishin me shumë siklet që unë në atë moshë të shkoja në shkollë baleti. Dhe më ka ngelur peng,ndaj ushtrohem dhe tani për ta kompesuar kështu. Le të themi jam një balerinë amatore,self-made.”

E pyetur nga Jonida se çfarë e ngarkon më shumë apo i jep energji negative, Soni u përgjigj menjëherë arroganca e njerëzve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mua më ngarkon shumë arroganca e njerëzve. Ne artistë vetë nga profesioni japim energji por dhe ngarkohemi nga energjia e të tjerëve. Dhe tani që në në distancë arrij ta ndjej energjinë e keqe.Dhe njerëzve të tillë unë ju bëj skip.Energji pozitive shumë pak persona ma japin,por unë arrijë ta marr edhe nga gjërat e vogla.”