Pas deklaratës së bujshme që bëri në “Grande Fratello Vip” se është homoseksual, aktori i famshëm Gabrielo Garko zbuloi për Verissimo se ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Riccardo për gati 11 vite.
“Kam pasur lidhjen time të parë të dashurisë me një djalë të quajtur Riccardo. Isha me të për 11 vjet. Unë dhe Riccardo jetonim së bashku, por ishte një situatë e vështirë. Kur miqtë vinin për darkë, ai bënte sikur largohej dhe kthehej më vonë”, u shpreh ai.
Ai foli edhe për lidhjen e tij me Eva Grimaldin, duke u shprehur se ishin së bashku për 8 vite. “E doja aq shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinojnë”, tha aktori.
Aktori tregoi se prindërit motrat e tij kurrë nuk e kanë gjykuar për zgjedhjet e tij, përkundrazi e kanë mbrojtur.
“Isha i bindur që nëse do të deklaroja orientimin tim, nuk do të punoja më. Për më tepër, kisha frikë se publiku mund të ndihej i mashtruar, por në fakt isha unë që mashtrova veten”, tha ai.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post “S’mund të bëhesh aktor nëse je homoseksual”/ Gabriel Garko: Kam qenë i fejuar për 11 vite me një djalë appeared first on Vizion Plus.