Skerdi Faria tregon pse hoqi dorë nga “rikthimi” i virgjërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skerdi Faria tregon pse hoqi dorë nga “rikthimi” i virgjërisë

Kirurgu plastik Skerdi Faria ka folur për ndërhyrjet që shumë njerëz zgjedhin të bëjnë në fytyrën apo trupin e tyre.

I ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus, ai u pyet edhe për “rikthimin” e virgjërisë, nëpërmjet qepjes së membranës së himenit.

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Nga viti 2000 deri tani në 2024, sa janë shtuar kërkesat për qepje?

Advertisement

Skerdi Faria: Kemi bërë dikur , por nuk i bëjmë më.

Albano Bogdo: Si bëni më as këto?

Skerdi Faria: Jo, në radhë të parë sepse…

Albano Bogdo: Sepse ja ngec tjetrit dhe i duket gocë e mirë.

Advertisement

Skerdi Faria: Duhet të kuptosh diçka. Nuk varet as nderi, as karakteri, as shpirti i një femre nga qepja apo shqepja aty poshtë. Kur dikush do ta bëjë atë ndërhyrje kirurgjikale e bën sepse e konsideron atë si problem, që nuk është problem në radhë të parë. Çështja është këtu, nuk garantohet dot që në momentin e marrëdhënieve të dalë gjak. Dhe vetë, kur janë të virgjëra, në 30% të rasteve gjatë marrëdhënieve seksuale nuk ka gjakderdhje. Sepse membrane e himenit mund të jetë shumë elsatike dhe cachet, nuk ka gjakderdhje. Kur një gjë të tillë nuk ta ka dhënë Perëndia, nuk ta garanton as kirurgu. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy