Autoriteti Antitrust Italian ka marrë sot vendimin pasi përfundoi një hetim për reklamat mashtruese nga Chiara Ferragni.

Rregullatori tha se kompanitë e Ferragni-t, Fenice dhe TBS Crew do të paguanin 1.2 milionë euro gjatë tre viteve financiare për bamirësinë, e cila ndihmon fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara.

Prodhuesi i vezëve të Pashkëve, Cerealitalia, do t’i japë bamirësisë të paktën 100,000 euro të tjera gjatë së njëjtës periudhë, tha AGCM, duke shtuar se pagesat përfaqësonin angazhime të detyrueshme.

Ferragni, e cila ka pothuajse 29 milionë ndjekës në Instagram, u gjobit vitin e kaluar me pothuajse 1.1 milionë euro nga AGCM për një rast të ngjashëm, në lidhje me ëmbëlsirat e Krishtlindjeve “Pandoro” të markës Ferragni me paketim që përmend një spital për fëmijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Influecerja që po përballej me një mori publiciteti negativ dhe anuloi partneritetet me firmat e tjera, pranoi “një gabim komunikimi”, ndërsa qeveria e Italisë, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj polemikave, shtrëngoi rregullat për dhënien e bamirësisë./vizionplus.tv