Silvana Bushati: “Kisha fiksim të bëja të pasmet, ja çfarë më tha doktori…”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silvana Bushati: “Kisha fiksim të bëja të pasmet, ja çfarë më tha doktori…”

Silvana Bushati rrëfeu se në të 20tat e saj ka menduar të bëj operacion vithet. Për “Vizioni i Pasdites” ajo zbuloi se ishte vetë 23 vjeç kur u nis në Serbi për të kryer ndërhyrjen, por ishte doktori ai që e ndaloi.

 

Dikur isha shumë e re dhe kisha kompleks vithet. Shkoj në Serbi, rastisa aty dhe shkova për t’i bërë. Më thotë doktori : sa vjeçe je? Unë në atë kohë isha 23-24 vjeçare. sikur ti të rrije 2 muaj me mua në palestër, më tha doktori, jam i sigurt që ti këtë derë kurrë nuk do ta shihje për këtë punë. Normalisht nuk e bëra. “ – shprehu Silvana.

 

Advertisement

Teksa shprehte pozicionimin e saj kundrejt operacioneve plastike, sportistja tha se nuk i fajëson të rinjtë që kanë tendencë të ndryshojnë pamjen e tyre fizike, ku shpreh se:

 

“Këtu kur shkon, me patjetër, më ka ndodhur dhe vetë, të thonë dëgjo se ke për të bërë pak këtu dhe aty. Pra të imponojnë. Dhe kjo është e keqja, që na shohin të rinjtë në televizion dhe kujtojnë se ne jemi kështu në ditët tona normale ndërkohë që ne grimohemi dhe rregullojmë imperfeksionet. “

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy