Teksa po bisedonte me Marianën, Albano ka folur më shumë rreth familjes së tij me aktoren. Albano është shprehur se i mungon mamaja dhe se ajo tashmë po jeton vetëm me qenin.
Artisti ka thënë se ka një moter dhe vëlla më të vogël dhe të gjithëve i pëlqen muzika. Albano ka rrëfyer se kur ka martuar motrën i është dukur se i ka ikur gjysma e shpirtit dhe se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Ndërsa përsa i përket babait, ai është shprehur se e ka takuar këtë vit pas 10 viteve, pasi nëna dhe babai i tij janë divorcuar.
“Kur kam martuar motrën, më është dukur sikur më iku gjysma e shpirtit. Unë dhe Kevini për motrën vdesim në sekondë, pa u menduar dy here. Unë këtë vit kam folur me babin pas 10 vietev, më parë kanë qenë vetëm telefonata ‘si je’. Këtë vit shkova tek aid he qëndrova 10 ditë sepse kisha concert në Milano dhe ai jeton në Itali”, është shprehur Albano. /vizionplus.tv