Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton në Stamboll. Ajo vijon të mbetet një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale si dhe ndër më të komentuarat në media.
Almeda është mjaft aktive në “Instagram”, ku ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në rrjetet sociale. Në të vihet re se si një ndjekëse e akuzon për operacione plastike si dhe nuk i kursen ofendimet.
“Une s’e di ku dreqin i ke pelqyer atij burrit tend me kete fytyre te deformuar nga plastike. Si mi i shemtuar. Gjithe pordhe je. Aman se sa keni jetuar ketu ne Shqiperi keni ngrene buke e groshe per nate e tani po te mban burri mbi sup me leket e veta”, shkruan ndjekësja.
Almeda duket se e ka marrë me qetësinë që e karakterizon këtë mesazh dhe i tregoi ndjekëses me ironi se akoma konsumon groshë.
“Unë akoma vdes për bukë me groshë…por kur e shoqëron me një qepë të thatë”, u përgjigj Almeda.