Si asnjëherë më parë/ Dua Lipa u tregon 47.3 milionë ndjekësve për gjenocidin serb në Kosovë dhe vështirësitë… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si asnjëherë më parë/ Dua Lipa u tregon 47.3 milionë ndjekësve për gjenocidin serb në Kosovë dhe vështirësitë… (FOTO)

20 qershori njihet si “Dita Botërore e Refugjatëve”. E këtë ditë e ka kujtuar edhe babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Dukagjini ka publikuar në “Instagram” disa fotografi gjatë luftës me Serbinë të 21 viteve më parë, si edhe foto ku shfaqet Dua me fëmijë emigrantë.

Në foto e parë shihen emigrantët shqiptarë të Kosovës të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi i tyre, pas asimilimit që tentoi t’i bënte Serbia.

Advertisement

“Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë”, shkruan Dukagjini krahas fotove.

E pikërisht ky postim është shpërndarë më pas edhe nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy