Aktori dhe regjisori Genti Kame, në një rrëfim ndryshe në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj tha se ka një marrëdhënie të ngushtë me motrën e tij, me të cilën ka 11 vite diferencë. Aktori tha se e shikon si vajzën e tij dhe pavarësisht moshës, ata kuptohen me sy dhe nuk mund t’i fshehin asgjë njëri-tjetrit.

Pranvera Borakaj: Si është marrëdhënia me motrën, e cila erdhi pas 11 vitesh në jetën tuaj?

Genti Kame: Unë doja vëlla, 11 vjeç isha kur lindi motra.

Pranvera Borakaj: E kërkoje një fëmijë tjetër?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Genti Kame: Doja sepse ndihesha si vetëm, shikoja që shumica e shokëve kishin një motër, një vëlla. Doja dhe unë të kisha një “lodër” në shtëpi. Por në momentin që pashë atë fytyrën e saj të vogël, të kuqe, të rrumbullakët e doja aq shumë sa është e paimagjinueshme. Për mua Jona është fëmija im i parë, unë sikur kam tre vajza. Edhe sot e kësaj dite kam të njëjtën ndjeshmëri ndaj saj si ndaj vajzave të mia.

Pranvera Borakaj: Është e vështirë, kur ke diferencë të madhe moshe, për të pasur një komunikim të ngushtë, për të ndarë gjëra intime me njëri-tjetrin?

Genti Kame: Nuk është shoqe loje, nuk të bëhet dot shoqe loje. Por ka njëfarë intuite që ne me sy merremi vesh me njëri-tjetrin. Mbase jo deri në detajet maksimale, por shumë gjëra ia themi njëri-tjetrin. Ia themi sepse nuk ia fshehim dot./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";