Ka disa kohë që këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, i ka vënë si qëllim vetes që të heqë kilogramët e tepërt.
Në fakt ajo ia ka dalë me sukses dhe rezultati final është shumë i bukur.
Një ditë më parë, Anxhela sfiloi për koleksionin e Joni Peçit dhe dukej shumë elegante e super në formë.
Advertisement
Veshja që kishte zgjedhur dizajnuesi tregon linjat dhe nxjerr në pah ndryshimin e Peristerit. Ajo ka treguar më herët se i ka besuar disa suplementeve, dietës dhe ushtrimeve.
Teksa shumë personazhe të njohur të ekranit janë ankuar se kanë shtuar kilogramë gjatë izolimit, si pasojë e Covid-19, Anxhela duket se është e kundërta.
Duket qartë se këngëtarja nuk ka abuzuar aspak me ushqimin, dhe format e saj trupore janë perfekte dhe kaq elegante.
Advertisement