Ajo është padyshim një nga moderatoret më të bukura të ekranit shqiptar. Është fjala për Marina Vjollcën, e cila gjithmonë di se si të kthejë sytë nga vetja.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa poza mjaft të bukura në “Instagram”, ku vëmendjen e mori veshja e saj.
Moderatorja shfaqej e veshur me një kostum plot lule të “Dolce&Gabbana”.
E nëse jeni kuriozë të dini se sa i ka kushtuar kjo veshje Marina Vjollcës, ua tregojmë tani:
Advertisement
Sipas faqes së njohur në Instagram “What They Wearin’ pantallonat kushtojnë 595 euro ndërsa busti 845 euro.
Pra në total veshja e Marina Vjollcës mbrëmjen e djeshme ka kushtuar plot 1440 euro, pa marrë parasysh takat e saj apo bizhuteritë që ka vendosur që me siguri dhe ato kushtojnë shumë.