Shtëpia ku humbi jetën Marilyn Monroe shpallet monument historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpia ku humbi jetën Marilyn Monroe shpallet monument historik

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe u shpall monument historik nga Këshilli Bashkiak i Los Anxhelosit dje, të mërkurën, gjë që u bë për të parandaluar shkatërrimin e kësaj rezidence ku aktorja dha frymën e saj.

Vendimi u miratua unanimisht. Kjo do t’i lejojë qytetit të mbrojë këtë ndërtesë të vendosur në lagjen e pasur Brentwood dhe të blerë së fundmi nga amerikanët e pasur që dëshirojnë ta prishin atë.

“Nuk ka asnjë person apo vend tjetër në qytetin e Los Anxhelosit që të jetë aq ikonë sa Marilyn Monroe dhe shtëpia e saj në Brentwood”, tha këshilltarja e qytetit, Tracy Park.

Advertisement

“Disa nga fotografitë më të famshme janë realizuar brenda kësaj shtëpie, në këtë parcelë dhe pranë pishinës së saj. Marilyn vdiq këtu në mënyrë tragjike, gjë që e lidh atë përgjithmonë, në kohë dhe hapësirë, me këtë vend,” shtoi ajo.

Marilyn Monroe e kishte fituar këtë shtëpi njëkatëshe prej 270 metrash katrorë në vitin 1962, menjëherë pas divorcit të saj nga autori Arthur Miller, në përpjekjen e saj për të rifituar një farë privatësie.

Në këtë shtëpi, e padukshme nga rruga, aktorja u gjet e vdekur vetëm gjashtë muaj më vonë për shkak të mbidozës së drogës në moshën vetëm 36-vjeçare./vizionplus.tv

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy