Zac Efron dhe Nicole Kidman janë duke promovuar me kënaqësi filmin e tyre i cili u publikua më 28 qershor në Netflix.

Megjithatë, publiku që ndoqi “ A Family Affair ”, nuk u fokusua tek filmi, por tek “shtrembërimi”, siç komentuan në mënyrë karakteristike, në fytyrat e dy yjeve të Hollivudit.

Si aktorja 57-vjeçare, ashtu edhe 37-vjeçari Efron shfaqin ndryshime në pamjen e tyre dhe mbi të gjitha në fytyrat e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që kur filmi shfaqi premierën në shërbimin e transmetimit, Twitter (X) është “pushtuar” me komente që sulmojnë Efron dhe Kidman për operacione të shumta plastike.

“ Zak, të lutem më thuaj që ke paditur kirurgun tënd plastik ”, shkruhet në një nga komentet. “ Nicole Kidman duket e tmerrshme në film, ajo kishte bukuri natyrale para operacionit plastik ”, theksoi dikush tjetër./vizionplus.tv