Shpenzimet marramendëse të motrave Kardashian-Jenner, 145 mijë euro në muaj për thonjtë… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpenzimet marramendëse të motrave Kardashian-Jenner, 145 mijë euro në muaj për thonjtë… (FOTO)

Tashmë të gjithë e dinë se anëtarët e familjes Kardashian janë ndër më të njohurat në botë. Secila nga vajzat e kësaj familje ka stilin dhe personalitetin e vet.

Nga mami deri te vajzat, në çdo dalje të tyre publike ato dalin të kuruara në çdo detaj. E kuptohet se veshjet e tyre, bizhuteritë dhe makijazhi kushtojnë shumë.

Në mediat e huaja thuhet se Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe motrat e tjera, bëjnë shpenzime të mëdha për t’u dukur sa më bukur.

Advertisement

145 mijë euro në muaj shpenzon një anëtare e familjes Kardashian vetëm me mirëmbajtjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës.

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, njihet për linjat trupore shumë seksi për të cilat ka vendosur të bëjë trajtime në shtëpi. Ky kujdes i shkon në vlerën 2.230 euro në javë.

Nga ana tjetër thuhet se vetëm për trajtimin e nxirjes së trupit, ajo paguan 300 euro. Chris Appleton është një nga stilistët e preferuar të flokëve të Kim, i cili njihet për koleksionin e tij të mrekullueshëm të parukeve dhe zgjatimeve të flokëve.

Ndërsa kujtojmë se artistët e make up-it të saj janë Mario Dedivanoviç dhe Ariel Tejada, të cilët paguhen deri në 2.230 euro për një ditë të plotë në xhirime. Për trajtimet e fytyrës ajo shpenzon 6.700 euro.

Advertisement

Po thonjtë? Thuhet se Kim i rregullon ato çdo 10 ditë, me një kosto prej 440 euro për çdo herë. Gjithashtu një kujdes të veçantë ajo tregon dhe për vetullat për të cilat shpenzon 1.115 euro për shërbim në shtëpi.

Por nuk është vetëm ajo që bën të tilla shpenzime marramendëse. Pasi edhe motra e saj, Khloe Kardashian, shpenzon 127,300 euro në muaj. Ajo bën shumë seanca stërvitjeje personale me trajnerin Don-A-Matrix në shtëpi, i cili mendohet se paguhet deri në 2.230 euro në javë.

Kur bëhet fjalë për flokët e saj, Khloe është gjithashtu një fanse e Andrew Fitzsimons, që mund të marrë deri në 1.670 euro në ditë. Shuma të majme ka harxhuar dhe për zgjatimet e flokëve. Khloe ka punuar me make up artistin Ash K Holm për disa nga fushatat e saj reklamuese. Ash mendohet se është paguar rreth 2.230 euro në ditë.

Po Kylie Jenner sa shpenzon? Thuhet se shpenzimet e saj janë 123.800 euro në muaj. 22-vjeçarje është një kliente e rregullt e stilistit të flokëve Tokyo Stylez, i cili fiton nga ajo rreth 6000 euro për një shërbim në shtëpi dhe për produktet e tij.

Advertisement

Prej kohësh është një kliente e rregullt e artistit të famshëm të thonjve Chaun Legend, i cili mendohet se paguhet 220 euro për një manikyr.

Për fryrjen e buzëve, Kylie shpenzon 150 euro për një takim dhe mendohet se e merr këtë trajtim dy herë në muaj. Ajo prej vitesh ka një miqësi të ngushtë me make up artistin e njohur Ariel Tejada i cili mendohet se paguhet nga ajo rreth 2.230 euro në ditë për shërbimet e tij.

Ndërsa ajo që mendohet se shpenzon më pak është Kourtney Kardashian. Por pavarësisht kësaj, përsëri çmimi kap shifrat rreth 60.230 euro në muaj.

Ajo ka zbuluar më parë rutinën e saj të lëkurës prej nëntë hapash, e cila kushton rreth 440 euro ndërsa maskat e fytyrës i kushtojnë 160 euro. Nëna e tre fëmijëve hera-herës punon me trajnerin personal të Khloe, Don, por edhe me Amanda Lee, e cila mendohet se paguhet 2.230 euro në javë. Kourtney përdor gjithashtu parukierin e famshëm Andrew Fitzsimons, i cili mund të paguhet 1.670 euro në ditë.

Advertisement

Kendall Jenner shpenzon 22.300 euro në muaj për pamjen e saj. Thuhet se ajo përdor trainer personal, Gunnar Peterson, i cili paguhet 13.380 euro për një plan stërvitjeje gjashtë javor.

Ashtu si dhe pjesa tjetër e familjes edhe Kendall i kushton një kujdes të veçantë flokëve duke ia besuar ato parukieres së famshme Jen Atkin, e cila mund të fitojë 890 euro për vetëm një look të shpejtë në muaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy