Këngëtari shumë i dashur shqiptar nga Maqedonia, Shpak Kasapi feston sot ditëlindjen.
Këtë vit këngëtari fryn 39 qirinj. Ka qenë partnerja e tij, Selvija që i ka bërë një urim zemra shumë emocionues.
“Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja ccdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime”, shkruan ajo.
Pak muaj më parë, Shpat Kasapi dhe familja e tij u shpërngulën për të jetuar në Shqipëri, ku duket se gjërat po shkojnë shumë mirë.
Advertisement
Çifti janë prindër të një djali, Roelit, 2 vjeç./vizionplus.tv
Advertisement