Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e bashkëshortit: Ishte shumë e rëndë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e bashkëshortit: Ishte shumë e rëndë…

Hajrush Behluli, burri i këngëtares, Shkurte Fejza u aksidentua pak javë më parë nga një makinë në Prizren.

Fotot nga vendngjarja treguan gjendjen e rëndë të Hajrushit, por edhe gjendja e Shkurte Fejzës ishte e rënduar.

Këngëtarja ka reaguar së fundmi duke qetësuar të gjithë se tashmë bashkëshorti i saj është mirë.

Fillimisht ka qenë shumë e rëndë, sidomos ora e parë e fatkeqësisë, pasi Hajrushi ishte pa vetëdije. Kjo ka qenë shumë e rëndë për ne. Mirëpo, pastaj gjërat ndryshuan, sepse Hajrushit iu kthye vetëdija dhe u qetësuam pak“, tha ajo.

Advertisement

Edhe vetë Hajrush Behluli reagoi pak ditë pas aksidentit.

“Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pa shpresa sidomos orët e para derisa më është kthyer vetëdija. E mendoj sa vlerë të madhe ka të jesh mes njerëzve tu e të mos lodhesh për asgjë veç shëndetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes. Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen. Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni”, shkroi Behluli./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy