Partnerja e Kanye West, Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 euro pasi theu ligjin e ekzibicionizmit (shfaqja në publik duke ekspozuar pjesët intime) në Paris.

Të martën, arkitektja 29-vjeçare, veshi veshjen e saj më ekstravagante deri më sot në publik, teksa kishte veshur një palë geta të padukshme, pa të brendshme.

Teksa qëndronte krah West, Bianca nuk u përpoq të fshihte organet e saj gjenitale ose të pasmet e zhveshura në veshje, ndërsa turmat e shikuesve ‘të tronditur’ nxituan për të bërë foto.

Ajo gjithashtu dukej se nuk kishte veshur një as reçipeta nën një pallto leshi, teksa kthehej në hotelin Ritz me Kanye, ky i fundit i veshur me kapuç, pasi kishte shijuar darkën në Ferdi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Muza’ e Kanye, e cila njihet për ekspozimin e trupit të saj në publik, me veprimin e fundit mund të shkaktojë telashe me zyrtarët francezë nëse ajo gjendet në shkelje të ligjeve të tyre të mirësjelljes.

Neni 222-32 i kodit të ri penal (i zbatueshëm që nga 1 marsi 1994) përcakton: “Shfaqja e qëllimshme seksuale në sy të të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin publik dënohet me një vit burg dhe një gjobë prej njëqind mijë frangash.

Kjo nuk është hera e parë që Bianca rrezikon një problem me ligjin për shkak të veprimeve të saj, jo të zakonta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vitin e kaluar, Bianca rrezikoi një gjobë prej 10,000 eurosh dhe burgim gjatë udhëtimit të çiftit në Itali, ku ajo kishte shëtitur ‘praktikisht e zhveshur’ në kombin evropian./Living/