Sherri i bujshëm pas përgjimeve telefonike, Dafina rrëfen përplasjen me Tunën: Dy femra… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherri i bujshëm pas përgjimeve telefonike, Dafina rrëfen përplasjen me Tunën: Dy femra… (FOTO)

Dafina Zeqiri poston imazhet duke bërë tatuazhin në vendin intim (FOTO)

Një ditë më parë, Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, Alaudin Hamiti, ajo ka folur edhe rreth përplasjes së bujshme me kolegen e saj, Tuna Sejdi.

Pas bashkëpunimit të famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses në vitin 2010, u kuptua se dy këngëtaret e dashura për publikun nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Advertisement

Kjo erdhi si pasojë e disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Më vonë, Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar për koncerte. Por me sa duket marrëdhënia aspak miqësore e tyre duket se i përket të shkuarës, pasi këtë mbrëmje Dafina tha në rubrikën “Haje ose thuaje”, se gjërat janë shumë mirë mes tyre.

“Është shumë normal për dy ferma self made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë edhe ajo ka pranuar gabimet e veta dhe unë gabimet e mia se kemi qenë më të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz kështu që sot jemi shumë mirë!”, u shpreh Zeqiri, duke lënë të kuptohet se tani gjërat mes tyre janë në rregull.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy