Muzikanti Travis Scott u arrestua dhe herët në mëngjes të së enjtes në Miami në gjendje të dehur, pasi u akuzua se u përfshi në një sherr në jaht.
Scott, emri ligjor i të cilit është Jacques Bermon Webster, një artist hip-hop me hite si “Sikko Mode” dhe “Fe!N”, u arrestua në orën 1:44 të mëngjesit në Miami Beach Marina dhe u dërgua në burg në orën 4:35, sipas autoriteteve dhe të dhënave të burgut.
Një garanci prej 650 dollarësh është dorëzuar për 33-vjeçarin, tregojnë të dhënat e burgut. Scott doli nga burgu në orën 8 të mëngjesit të së enjtes, sipas Turner Guilford Knight Correctional Center në Miami-Dade County.
Travis Scott, i nominuar edhe për çmimin Grammy padyshim është një nga reperët më të mëdhenj të hip-hop në botë. Në vitin 2021, 10 fansa vdiqën në një turmë, në festivalin e tij Astroworld në Hjuston, Teksas.
Ai nuk u përball me akuza penale për vdekjen e tyre, por mbetet i përfshirë në çështje civile që pretendojnë se organizatorët ishin fajtorë.
Vitin e kaluar ai shënoi albumin e tij të parë numër një në Mbretërinë e Bashkuar me Utopia, i cili u publikua një javë pasi një shfaqje e planifikuar përpara piramidave të Egjiptit u anulua./vizionplus.tv