“Seti më luksoz që kam parë ndonjëherë”, Sharon Stone kujton pas shumë vitesh rolin krah “Polatit”: Pagesa e majme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Seti më luksoz që kam parë ndonjëherë”, Sharon Stone kujton pas shumë vitesh rolin krah “Polatit”: Pagesa e majme

Sharon Stone, e njohur për rolet e saj ikonë në filma si Basic Instinct, së fundmi ka kaluar një sërë peripecish me shëndetin e saj. Aktorja tronditi fansat e saj me zbulimet rreth përvojës së saj të tmerrshme afër vdekjes. E njohur jo vetëm për talentin e saj, por edhe për aktivizmin e saj, Sharon Stone së fundmi zbuloi kalvarin me të cilin u përball, duke hedhur dritë mbi rrugëtimin e saj drejt mbijetesës. Zbulimi i saj i guximshëm nënvizon rëndësinë e vigjilencës në njohjen dhe adresimin e urgjencave mjekësore si gjakderdhja në tru.

Por a dini se aktorja shumë e njohur ka aktruar në një nga serialet e preferuar të shqi[tarëve. “Lugina e uqërve” ka qenë seriali i cili në Turqi ka arritur rekorde duke boshatisur rrugët e qyteteve në orarin e transmetimit. Të njëjtin impakt ka patur edhe në vendin tonë kur transmetohej në atë kohë në Vizion Plus.

Sharon Stone foli rreth kësaj eksperience dhe deklaroi se ata ishin paguar një tarifë bujare dhe e përshkroi përvojën e tyre në set si më poshtë:

Advertisement

“Ne u paguam shumë mirë. Unë dhe Andi erdhëm në xhirime. Por askush nuk fliste anglisht në shesh. Të gjithë flisnin turqisht, ne flisnim anglisht… Ata gjithashtu na flisnin turqisht në skena, dhe ne u përgjigjëm në anglisht. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Nuk e kishim idenë se për çfarë ishte skena apo çfarë duhej të bënim. Ishim krejtësisht të humbur. Seti më luksoz që kam parë ndonjëherë, kostume të mahnitshme… Por askush nuk fliste anglisht dhe nuk e kishim idenë se çfarë po bënim. U ktheva nga Andi dhe i thashë: ‘Nuk e kam idenë se çfarë po bëjmë.”, rrëfeu ajo shumë vite pas serialit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy