Moderatorja Fjoralba Ponari ka surprizuar ditën e djeshme fermerët e Ferma VIP në një vizitë të papritur.

Gjatë kësaj vizite ajo ka bërë biseda të ndryshme me fermerët. Në bisedë me Çiljetën u rikthye diskutimi rreth Florit, ku sërish këngëtarja theksoi se sjellja e tij me Robertin i është dukur servilizëm.

“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se ccdo gjë tjetër”, ishte deklarata e Çiljetës që duket se nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit.

“Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkruan partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";