Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romancë të mundshme mes të dyve. Kjo gjë ka shkaktuar shumë interes në industrinë e argëtimit, aq më tepër që ish-partnerja e Malik, Gigi Hadid dhe Gomez janë shoqëruar dhe janë mike me njëra-tjetrën.

 

Romanca e supozuar vjen pasi lidhja 6-vjeçare e Hadid-it me Malik përfundoi në vitin 2021. Ish-çifti kanë një vajzë së bashku dhe duket se modelja nuk e ka problem që ish-i i saj të vazhdojë me jetën e tij, për sa kohë që ai vazhdon ta vendosë vajzën, Khai në vend të parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas një burimi që foli për US Weekly, Gigi Hadid është e lumtur që Malik po del sërish dhe për sa kohë që ai mbetet një prind i mirë për vajzën e tyre, ajo nuk ka asnjë problem me këdo që është në lidhje. Në fund të fundit, Hadid ka vazhduar jetën e saj dhe u lidh edhe me Leonardo DiCaprion. Megjithatë thashethemet për lidhjen e tyre mbetën të pakonfirmuara./Living/