Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara, ka festuar më 21 maj ditëlindjen.
Eli ka mbushur 53 vjeçe, por duket se për të vitet nuk kalojnë pasi ka mbetur e bukur si dikur.
Vajza e saj Marina i bëri një urim të veçantë mamasë, duke postuar edhe një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.
“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.
Përveçse ka marrë urime të shumta, fansat e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen e saj si e re dhe për format trupore.
“Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”, shkruan një ndjekës.
Ndërkohë Eli ka festuar ditëlindjen krah vajzës së saj dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single.
Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.
Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë që i dha fund para shumë vitesh.