Së shpejti mbush 18 vjeç, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt zgjedh me cilin nga prindërit do të jetojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Së shpejti mbush 18 vjeç, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt zgjedh me cilin nga prindërit do të jetojë

Aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin për ca kohë çifti model në Hollywood, megjithatë divorci i tyre ka qenë shumë i çrregullt, me akuza për dhunë në familje ndër të tjera. Së fundmi aktori ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve, edhe pse duket se nuk do të ndahet plotësisht prej tyre pasi vajza e tyre Shiloh vendosi të largohej nga shtëpia e Angelina Jolie sapo ajo të mbushte 18 vjeç.

Sipas informacioneve të ‘Touch Weekly’, Shiloh Nouvel Jolie-Pitt, do të mbushi se shpejti 18 vjeç dhe ka njoftuar nënën e saj se dëshiron të jetojë me babanë kur të arrijë moshën, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Jolie. E vërteta është se nuk duket të ketë një marrëdhënie të keqe mes Shiloh dhe Angelina, por ajo thjesht shkon më mirë me të atin dhe është dëshira e saj të jetojë me të.

Sipas raportimeve, çifti, i përfshirë në një betejë të ashpër ligjore që nga ndarja e tyre në vitin 2016, po i afrohet fundit të negociatave. Brad Pitt, i cili fillimisht kërkoi një marrëveshje kujdestarie 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, tani po i jep Jolie kujdestarinë parësore me të drejtën e vizitës, në mënyrë që ata të mund t’i japin fund betejës ligjore që kanë duruar për 8 vjet.

Faktor në këtë vendim është mosha e fëmijëve të saj, pasi shumica prej tyre tashmë konsiderohen të rritur në sytë e ligjit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy