“Sa shumë krenare jam për ty…”/ Rezarta Shkurta tregon pasionin e vajzës së saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sa shumë krenare jam për ty…”/ Rezarta Shkurta tregon pasionin e vajzës së saj

Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend. Bukuroshja durrsake, e cila ka “braktisur” prej kohësh mikrofonin dhe penelat për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë. Ajo ka bërë shumë njerëz të lumtur me projektet e bukura që realizon, por kësaj here ka vendosur t’u dhurojë një kujtim të çmuar dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: të bijës Hera dhe babait të saj.

Postimi i fundit i Rezartës i dedikohet pikërisht babait të saj, “komandantit” siç e njohin të gjithë në Durrës. Këngëtarja tregon se i ati e ka mësuar të shkruajë e të lexojë që në moshën 2-vjeçare, ndërsa tashmë po i mëson shahun mbesës së tij, Herës. “Sa shumë krenare jam për ty babi.” – janë fjalët e Rezartës krahas videos që na ngrohu zemrat./ Living

View this post on Instagram

Advertisement

Ky gjyshi ketu na ka mesuar te shkruajme e lexojme qe ne moshen 2 vjeç e gjysem, tani e ka rradhen e trashegimise Shahu. Une ne Durres nga brezi i prinderve tane nuk njihem si Rezarta Shkurta por njihem si vajza e komandantit. Sa shume krenare jam per ty babi🥰

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on Nov 8, 2020 at 2:50am PST

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy