“Sa herë shoh vajzën mendoj si do të kishte qenë vëllai i saj”, Georgina Rodriguez përlot me rrëfimin për humbjen e djalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sa herë shoh vajzën mendoj si do të kishte qenë vëllai i saj”, Georgina Rodriguez përlot me rrëfimin për humbjen e djalit

Georgina Rodriguez ka zbuluar se ajo pësoi tre aborte spontane, para se të humbte djalin e saj vitin e kaluar.E dashura e Cristiano Ronaldos shpërtheu në lot teksa po fliste për vdekjen e një nga binjakëve gjatë lindjes.

 

Vajza Bella Esmeralda erdhi në jetë e shëndetshme në prill të vitit të kaluar në një spital në Mançester, por vëllai i saj binjak, Angel, humbi jetën.

 

Advertisement

“Kisha shumë frikë kur shkoja të bëja kontrollet, kisha ankthe sepse isha e shqetësuar se në çfarë pozicioni ishin foshnjat. Ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tre aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi e dërrmuar.”

 

Ajo u shpreh se vizitat tek gjinekologu ishin të tmerrshme “sepse kishte gjithmonë të vjella”.

 

Advertisement

29-vjeçarja u shpreh se nuk u ka treguar menjëherë fëmijëve të tjerë se Angel u nda nga jeta, por u tha se do të lindte pak më vonë se sa motra e tij.

 

“Bella lindi e fortë dhe e shëndetshme, por një pjesë e zemrës sime u thye. Ju pyesni veten se si do të vazhdoni. Unë nuk isha e përgatitur ta pranoja dhe nuk isha gati për t’u treguar fëmijëve të mi këtë.

 

Advertisement

Meqë ende kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur. Derisa Cristiano u tha atyre se Angel ishte në Parajsë”, tha Georgina.

 

“Nuk do të jem më kurrë i njëjti person pas kësaj. Sa herë që shikoj Bella-n, pyes veten: “A do të ishte Angel i tillë?” Ende nuk e kam pranuar.

 

Advertisement

Unë u them gjithmonë fëmijëve të mi: ‘Vëllai juaj i vogël është në qiell, ai nuk dëshiron të ecë, por dëshiron të fluturojë. Sa herë që shikoni qiellin, mendoni për të”, shtoi ajo./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy