Kur aktori i “Friends”, Matthew Perry u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos vitin e kaluar, dukej sikur mund të kishte qenë thjesht një aksident.

Ndërsa bota mban zi për vdekjen e aktorit, i njohur për rolin e Chandler Bing në “Friends”, një mjek konstatoi diçka kurioze: nivele të larta të ketaminës në gjakun e tij, në rangun e përdorur për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit.

Sipas prokurorëve amerikanë, një hetim gati njëvjeçar që pasoi zbuloi një rrjet kriminal të gjerë të tregtimit të ketaminës, përpjekje për mbulim dhe të një vdekje tjetër.

Kjo çoi në pesë arrestime – duke përfshirë mjekë, ndihmësin e Perry dhe një tregtar të lajshtilgjshëm që ata thanë se njihej në vend si “Mbretëresha e Ketaminës”. Emri i zonjës Sangha del vazhdimisht në hetim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet pretendojnë se “Mbretëresha e Ketaminës” furnizoi medikamentet që çuan në vdekjen e Perry më 28 tetor 2023.

41-vjeçari akuzohet se i ka shitur 50 shishe me ketaminë për rreth 11,000 dollarë (8,550 £) dhe përshkruhet nga prokurorët si një trafikant droge që e dinte se ketamina që ajo shpërndante mund të ishte vdekjeprurëse.

Të akuzuarit kishin shkëmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes ndërsa tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre.

Asistentja e Perry-t, Iwamasa, ishte personi që e gjeti aktorin të vdekur. Hetuesit thonë se Kenneth Iwamasa ishte ai që injektoi atij dozën fatale të ketaminës, e cila e çoi në vdekjen e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr Salvador Plasencia, i akuzuar për furnizimin me ketaminë për Perry, akuzohet për falsifikimin e të dhënave.

“Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla”, ishte një ndër mesazhet e mjekut sipas autoriteteve./vizionplus.tv