Që kur vendosi të bënte publike lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku, Rudina Dembacaj, nuk ngurroi në asnjë moment që të postonte fotografi me të në rrjetet sociale.
Ajo gjithashtu i bën edhe dedikime mjaft romantike, apo edhe e ngacmon me postimet që bën në rrjetet sociale.
Por ditën e sotme, teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të përqafuar e duke e puthur në faqe, ajo shkruan se sa me fat është ish-deputeti.
“Mark Frroku, djalë me fat”, shkruan aktorja e moderatorja e njohur krahas pozës që në pak minuta mori me mijëra pëlqime.
Rudina ka treguar herë pas here se ata janë mjaft të dashuruar dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me tre fëmijët e ish-deputetit. Madje ajo ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale, edhe imazhe ku shfaqen të gjithë së bashku.