Rrugëtimi në “Ferma VIP”, Gloria Meshi tregon se si e kanë përjetuar prindërit dhe partneri, “çmenduria” që ka bërë nëna e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrugëtimi në “Ferma VIP”, Gloria Meshi tregon se si e kanë përjetuar prindërit dhe partneri, “çmenduria” që ka bërë nëna e saj

Modelja Gloria Meshi ka qenë një nga vajzat më të dashur në “Ferma VIP”, e cila ka treguar shumë maturi moshën relativisht të re.

Pas hmbjes së sfidës, ku ishte në grup me Valerin, Gloria përfundoi rreth një javë në parë rrugëtimin, ndërsa meraku i saj më i madh pas daljes ka qenë se si do e prisnin familjarët jashtë.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, teksa konfirmon se do e përsërisht si eksperiencë, ajo tha se në sytë e prindërve dhe partnerit të saj është parë shumë mirë.

Madje Gloria ka treguar për herë të parë edhe “çmendurinë” e nënës së saj. Kjo e fundit sipas modeles, si tip emocional që është, u kthente përgjigje çdo komenti negativ në rrjetet sociale.

Advertisement

Kur babi im ka ardhur surprizë ka thënë që kam dy persona brenda fermës, mamin dhe vajzën. Babi im e ka parë çdo gjë drejt e drejt, ndërsa mami është më emocionale dhe u kthente përgjigje çdo komenti. Ajo është prind, por ne si popull jemi pak të ashpër. Hedhin shumë vrer dhe meraku im ka qenë mami që është shumë emocionale. Fiziku im është komentuar shumë dhe kjo më duket një prapambetje. Gocat duan të ndryshojnë se janë të mbytura dhe po ato komentojnë më shumë.

Partneri im ka qenë shumë krenar. Ndarja në fillim ka qenë e vështirë për të dhe për mua. Në tërësi ka qenë krenar dhe ka kuptuar që kam treguar për atë që jam. Unë kam qenë si e hutuar në fillim, por nuk kemi lënë asnjë porosi ndaj njëri-tjetrit”, tha Gloria.

Modelja tregoi edhe arsyen pse vendosi që brenda “Ferma VIP” të tregonte që ishte në një lidhje.

Në fillim nuk doja të tregoja, por kur situata po ndryshonte dhe se si do përcillej jashtë, fillova që të tregoja pak nga pak që kam dikë që më pret dhe kam raport të shëndetshëm”, shtoi ajo./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy