Danny Masterson është akuzuar së fundmi për përdhunimin e 3 femrave të ndryshme. Ylli i serialit të njohur “That ’70s Show” është akuzuar për dhunimin me forcë të tre grave në incidente të ndryshme që kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2003.

Avokati i Qarkut në Los Angeles, Jackie Lacey, ka njoftuar se nda 44-vjeçarit qëndron akuza për përdhunimin e një gruaje asokohe 23-vjeçare midis janarit dhe dhjetorit 2001.

Aktori i famshëm akuzohet gjithashtu për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëvendës Prokurori i Qarkut Reinhold Mueller i Divizionit të Krimeve Seksuale, i cili po ndjek çështjen, është shprehur se të gjitha krimet e pretenduara kanë ndodhur në shtëpinë e të pandehurit.

Ndërkohë bëhet e ditur se, Masterson, i cili u mor në paraburgim të mërkurën rrezikon dënimin me 45 vjet deri në burg të përjetshëm. Ende nuk dihet se kush janë viktimat e pretenduara apo nëse janë të lidhur me një proces gjyqësor të mëparshëm.

Masterson është martuar me aktoren dhe modelen Bijou Phillips që nga viti 2011. Avokati i tij Tom Tomere tha në një deklaratë se klienti i tij është i pafajshëm.

“Z. Masterson është i pafajshëm dhe ne kemi besim se ai do të shfajsohet kur të gjitha provat të dalin përfundimisht në dritë dhe dëshmitarët të kenë mundësinë të dëshmojnë”, u shpreh avokati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";