Rita Ora po mendon për një super festë për 30-vjetorin e lindjes, por mami i komenton në shqip se… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rita Ora po mendon për një super festë për 30-vjetorin e lindjes, por mami i komenton në shqip se… (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, duket se është bërë paksa nostalgjike. Ajo ka ndarë së fundmi në “Instagram” disa foto nga ditëlindja e saj e fundit, në të cilën ka realizuar edhe coverin për “The love magazine”.

Duhen edhe pesë muaj që të vijë ditëlindja e radhës e 29-vjeçares, por duket se shqiptarja e famshme ka nisur që të mendojë që tani se si do ta festojë 30-vjetorin e lindjes.

“Disa foto nga ditëlindja ime në Utah, kur ne gjithashtu xhiruam coverin e “The love magazine”, në të cilin u kënaqëm shumë. Do doja të ktheja kohën pas, ishte ditëlindja më e bukur. Po mendohem se çfarë do të bëjë për ditëlindjen time në 30 nëntor.”- shkruan Rita krahas fotove.

Advertisement

E teksa ajo po mendon për ndonjë super festë për ditën e saj të veçantë, duket se e ka gabim. Kjo për shkak se mami i saj, Vera Ora, ka përgatitur plane të tjera për të bijën.

Ajo ka komentuar në foton e saj, madje në shqip, ku shkruan: “Për ditëlindjen e 30të? Në shtëpi te nona!”.

Rita ende nuk i ka kthyer përgjigje, por sigurisht që do festojë ditëlindjen me gjithë personat e dashur për të.

Nga ana tjetër, Ora ka treguar se aktualisht po punon për projekte të reja, teksa para disa ditësh festoi një super sukses. 29-vjeçarja u shpall artistja e 7 më e dëgjuar për 2019 në Britaninë e Madhe sipas PPLUK.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy