Tashmë është e konfirmuar se Rita Ora do të performojë disa nga hitet e saj më të famshme në gjysmë-finalen e parë të “Eurovizion 2023” i cili do të zhivillohet në Liverpool në 9 maj. Thuhet se këngëtarja e famshme do të debutojë edhe këngën e saj më të re “Praising You” të cilën mezi presim ta dëgjojmë. Ajo gjithashtu do t’i bashkohet një sërë yjesh të tjerë britanikë dhe evropianë si Rebecca Ferguson e cila u bë shumë e famshme pas pjesëmarrjes së në “X Factor Suedi”.  Artistë të tjerë që do të performojnë janë ukrainasit Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka.

 

Kjo nuk është hera e parë që Rita do të ngjitet në skenën e Eurovizionit, pasi në vitin 2009 këngëtarja bëri audicionin për të përfaqësuar Britaninë, por u tërhoq nga gara përpara se të kalonte në fazën finale. Asokohe Rita ishte vetëm 17 vjeç dhe tha për mediet se nuk ndihej sikur Eurovizioni ishte vendi i duhur për të. Patjetër që kjo ndodhi para se artistja të merrte famën globale dhe të bënte hitet për të cilat është e njohur sot. Pavarësisht viteve që kanë kalaur, ajo është shprehur disa herë për portalet se nuk është penduar kurrë që hoqi dorë nga skena evropiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rita tha: “Mundësia e Eurovizionit më erdhi përpara se të kisha një kontratë muzikore. Isha shumë e emocionuar, por ndjeva se nuk ishte koha dhe rruga e duhur në industrinë e muzikës. E di, isha shumë e re për të marrë atë vendim, por diçka më tha nuk ishte për mua dhe ndaj thashë jo. Unë doja të shkruaja këngë dhe Eurovizioni sikur nuk më shkonte. E mora këtë vendim së bashku me motrën e cila ishte edhe menaxherja ime.”Living/