Ka pak kohë që është tërhequr nga skena muzikore, e madje nuk bënte as postime në rrjetet sociale. Por ditët e fundit, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në “Instagram”, ku ka ndarë me ndjekësit foto ku shfaqet sensuale me një look të viteve ’90.
E ky rikthim i këngëtares së dashur për publikun duket se e ka një qëllim. Në disa poza të postuara në rrjetet sociale, Elvana shihet duke mbajtur një pankartë në duar, ku shkruhet: “Vajzat”.
Ndërkohë bashkëngjitur me të ka përcjellë dhe një mesazh domethënës: “Kur edukojmë vajzat, kemi edukuar një komb”.
Duket se Elvana i është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të 15-vjeçares në një shkollë në Babrru.
Gjithashtu edhe para dy ditësh, këngëtarja postoi disa foto, me disa pankarta që mbante në duar “Askush nuk mundet të ta mbyllë gojën”.