
Në familjen e Rezarta Shkurtës sot ka festë. Bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, feston ditëlindjen.
Ndaj kjo ditë e veçantë nuk mund të kalonte pa një urim special dhe publik. Këngëtarja e njohur ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Ermalin dhe shpreh gjithë dashurinë që ka për të.
“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- i drejtohet publikisht ajo bashkëshortit me këto fjalë romantike.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha po tregojnë dhe njëherë se janë të dashuruar njësoj si ditën e parë, pavarësisht pengesave të jetës.