Nëse jeni një fans i vjetër i moderatores së njohur, Marina Vjollca, atëherë dini se ajo dikur i jepte motorit dhe bënte “namin” në rrugët e Shqipërisë.
Madje në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë foto apo video ku ajo shfaqet mbi motor. E teksa ka kohë që nuk ecën me motor, duket se atë e ka marrë malli për pak adrenalinë.
Por sipas bukuroshes, bashkëshortit të saj Getoar Selimi, nuk i pëlqen që ajo të prekë motor me dorë. Duke postuar në “Instastory” disa video të vjetra ku ajo shfaqet duke ecur mjaft shpejt me këtë mjet, u kërkon fansave ndihmë.
Advertisement
“Bindeni Getin të më lërë t’i jap motorit se s’më lë”- shkruan Marina krahas videos, ku tashmë të shohim se si do të reagojë reperi i njohur.