Çifti i njohur, Elita Rudi dhe Gjiko, po kalon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar të Dhërmiut. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë treguar se po i shijojnë në maksimum këto ditë relaksi.
Por një postim i pak orëve më parë ka tërhequr vëmendjen e fansave të Elitës. Kjo e fundit ka ndarë një foto ku shfaqet në super formë dhe seksi me bikini të “Moschino”-s.
E veçanta e kësaj foto është se e ka realizuar bashkëshorti i saj, i cili duket lehtë në refleksin e syzeve të moderatores shqiptare.
“I pëlqen pamja”, shkruan Elita në postimin e saj në “Instagram”, ku ka bërë tagg edhe Gjikon, ndërsa ky i fundit ia kthen me disa emoji kurore e torte.
Më pas Gjiko ka publikuar edhe një foto romantike me Elitën që ka mbështetur kokën në gjoksin e tij.