Reagon për herë të parë bashkëshortja e aktorit amerikan, Alec Baldwin, i cili qëlloi me armë zjarri një kineasten dhe regjisorin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Në një postim në rrjetet sociale, Hilaria shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerës.
“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, tha Hilaria.
Edhe aktori reagoi pas ngjarjes së rëndë, duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.
Advertisement