Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë preferuar të përjetojnë këtë javë një eksperiencë unike dhe plot adrenalinë.
Çifti i njohur është larguar nga rutina e kryeqytetit dhe ka përzgjedhur të vizitojë perlat e natyrës shqiptare kanionet e Osumit në Skrapar. Besi dhe Xhensila kanë kryer Rafting në Osum, sportin e aventurës ku përjeton emocione të papërsëritshme dhe adrenalinë. Duke e cilësuar si një botë surreale dhe fantastike Xhensila ka ngelur e mrekulluar nga bukuria dhe madhështia e kanioneve.
Çifti ka përshkruar me varkë “kanoe” 8 ujëvarat e Osumit si dhe ka vizituar vendin me një legjendë shumë të veçantë në Skrapar “Vrimën e Nuses”.
Gjatë kësaj eksperience unike,këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë shkëmbyer edhe puthje të zjarrta poshtë “Ujëvarës së Dashurisë”.