Qeqa Krelani: “Më detyruan të bëja ndërhyrje për një emision televiziv…”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeqa Krelani: “Më detyruan të bëja ndërhyrje për një emision televiziv…”

Qeqa Krelani zbuloi në “Vizioni i Pasdites” se jo vetëm që e ka ndjerë presionin për të kryer një operacion plastik, por i televizone shqiptare i kanë thënë që për të arritur majat e karrierës profesionale duhet të kryej të tilla ndërhyrje. Sipas Qeqës, ajo ka marrë oferta të ndryshme nga televizionet shqiptare, të cilët i ofronin ekskluzivitetin ne këmbim të ndryshimit të pamjes së saj.

 

“Kam 19 vite karrierë, dhe ka 19 vite që më është kërkuar të bëj një ndërhyrje për të arritur suksesin e shpejtë. Kur them suksesin e shpejtë, e kam fjalën për një emision ekskluziv në një televizion. Por kam zgjehdur tu mos përgjigjem kërkesave. Më dizenjuan se si të dukem…”- tha Krelani.

 

Advertisement

Ndonëse shprehet kundër opercioneve plastike, Qeqa shprehu se është e gatshme ta kryej një të tillë në një moment të dytë të jetës së saj. Ndërkohë që zbuloi se modifikon foton me aplikacione të ndryshme.

 

“Ndërhyj në foto me aplikacione, jo në fytyrë. Nuk jam kundërt ndërhyrjeve kirurgjike sepse veten e kam përgatitur që po pata ndonjë gjë që do më pengonte, sidomos hundën, e them publikisht që atë do ta modifikoja me kirurgji.” – shprehu gazetarja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy