Të paktë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që nuk i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram.

Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme.

Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, nuk ka munguar edhe një gafë. Ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka e ka ngatërruar Kadarenë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.

Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur dhe 7 vite pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";