
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Zaimina Vasjari, zbuloi se kishte nisur pushimet në bregdetin shqiptar.
E nga fotot që ndan me ndjekësit në “Instagram”, duket se këngëtarja e njohur po i shijon në maksimum këto ditë relaksi.
E sigurisht që nuk kanë munguar as pozat seksi nga bregdeti apo edhe jahti luksoz. Së fundmi mami i një vajze ka postuar një foto ku shfaqet me bikini të bardha dhe vëmendjen e kanë rrëmbyer format e saj.
Advertisement
Trupi i këngëtares është për t’u patur zili. Menjëherë ajo ka marrë komente të shumta, të cilat janë komplimente për paraqitjen e saj. Duke qenë se Zaimina është nënë e një vajze, trupi i saj tërheq edhe më shumë vëmendje pas lindjes.