Tayna është padyshim një ndër këngëtaret më në zë të momentit.

Përveçse shumë e sukseshme në karrierë, duhet ta pranojmë se është edhe një ndër vajzat më të bukura të showbizzit shqiptar që gjithnjë tërheq vëmendje me look-un e saj.

E teksa ndodhet në kulmin e suksesit, reperja gjithmonë është treguar e rezervuar sa i përket jetës së saj personale dhe romancave, për të cilat jemi të gjithë kuriozë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autorja e hitit “Kce” ka vendosur të thyej heshtjen e të na tregojë nëpërmjet një memeje se çfarë raporti ka ajo me djemtë.

“Gocat pasi kanë refuzuar 86 çuna: Askush nuk më do.”- thuhet në foton e shpërndarë nga këngëtarja e cila krahas saj shkruan “mood”.