Publikohet traileri “F1”, filmi i shumëpritur me protagonist Brad Pitt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohet traileri “F1”, filmi i shumëpritur me protagonist Brad Pitt

Është publikuar traileri i parë i filmit të shumëpërfolur “F1” , me protagonist Brad Pitt .

Videoja hapet me muzikën e këngës legjendare të Queen ‘We Will Rock You’ dhe në pamje mund të shikoni një montazh të shpejtë të pistave të motorsportit.

Filmi është prodhuar nga Apple Original Film. Ky është një prodhim i madh, me raporte se buxheti ka kaluar 300 milionë dollarë.

Advertisement

Shkruar nga Ehren Kruger, Brad Pitt luan një ish-pilot të F1 i cili kthehet në aksion për të ndihmuar një talent të ri, Joshua Pearce, t’i bashkohet ekipit APXGP.

Në krah të tij janë aktori britaniko-nigerian Damson Idris, fituesi i çmimit Oscar Javier Bardem dhe Kerry Condon, Tobias Menzies, Sarah Niles, Kim Bodnia dhe Max Verstappen./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy