Victoria Beckham është shoqëruar prej vitesh me të njëjtën pozë, si në daljet publike ashtu edhe në selfiet që ndan në rrjetet sociale.

Ish-“Spice Girl”, e kthyer në stiliste ka dhënë një intervistë të re për “New York Times”, ku ka folur për mënyrën se si i menaxhon kritikat, gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në qendër të vëmendjes.

“Nuk më intereson nëse më komentojnë. Ndihem krenare për atë që kam arritur”. Në atë moment ajo buzëqeshi lehtë, duke shtuar: “Kam vite që nuk buzëqesh në foto. Kjo është padyshim një shenjë e pasigurisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo së fundmi ajo i ka dhuruar një buzëqeshje objektivit, në fotosesionin që ka bërë me David Beckham, ku të dy kanë veshur rrobat e dasmës.

50-vjeçarja nxori nga dollapët e saj një fustan vjollce mahnitëse Antonio Berardi me lule të aplikuara në jakë dhe një hapje të gjerë në këmbën e majtë, të cilat i kombinoi me të njëjtat sandale argjendi që kishte veshur në dasmën e saj, shkruan Living.

Nga ana tjetër, futbollisti 49-vjeçar veshi kostumin e tij lejla, të cilin e kombinoi me këpucë kamoshi në të njëjtën ngjyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy u ulën në karrige të arta me tapiceri ngjyrë vjollce dhe Davidi nuk mund ta fshehte të qeshurën e tij.