Me ribashkimin e tyre në vitin 2022, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sollën lumturinë tek shumë fansa, pas 20 vitesh të ndarë. Që atëherë, çifti i famshëm është parë në shfaqje të ndryshme çmimesh, duke përfshirë Golden Globes më 7 janar 2024. Megjithatë, në disa nga këto ngjarje, njerëzit kanë vënë re se Affleck duket i trishtuar ose jo plotësisht i emocionuar që është pjesë e eventeve, ose më keq akoma, krah partneres Jennifer Lopez.
Kohët e fundit, Ben Affleck e ka gjetur shpesh veten në qendër të vëmendjes, duke shfaqur një shprehje fytyre shpesh të mërzitshme, madje duke u bërë objekt memesh. Paparacët që kapën këto momente filluan të vënë në dyshim mirëqenien e përgjithshme të çiftit të famshëm. Imazhet e vazhdueshme të Affleck, si i dëshpëruar, me vetullat ngritur, aspak i buzëqeshur, i bën ndjekësit të mendojnë se kjo vjen nga gjendja aktuale e marrëdhënies së çiftit që mund të mos jetë në periudhën më të mirë të mundshme.
Por e ndikuar nga këto thashetheme, Jennifer nuk mund ta anashkalonte këtë zhurmë, e duke mos folur aspak për të, përkundrazi në tapetin e kuq më të fundit ajo foli direkt për këto spekulime mbi Affleck.
“Ben po shkon mirë. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për të, më lejoni vetëm t’ju them, ai është mirë. Ai është i lumtur”, tha Lopez. Jennifer shton se ai thjesht po relaksohet.
Mirëpo një burim i brendshëm që e njeh mirë marrëdhënien e dyshes ka konfirmuar se Affleck nuk i ka aspak qejf tapetet e kuq dhe pozime, kjo e bën atë nervoz dhe të duket se mes tyre gjërat nuk janë mirë./Living/