Këngëtari nga Kosova, Hysni Zeqiri, i ka dedikuar një këngë të humburve dhe viktimave të masakrës së Krushës së Madhe.
Në këtë 25-vjetor të masakrës, këngëtari lancoi këngën “Pritja” një dedikim për të gjithë ata që humbën jetën, por dhe që u zhdukën.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatore Brikena Priftin, këngëtari tha se i janë dashur shumë vite për të realizuar këtë projekt, pasi bëhet fjalë për një çështje shumë delikate.

Zeqiri tha se është kujdesur që mos lëndohet asnjë nga familjarët e të humburve të masakrës. Ai zbuloi se në listën e të humburve nga masakra e Krushës është edhe një kushëri i tij i afërm.

Hysni Zeqiri: Në këtë 25-vjetor vendosëm të bëjmë një këngë për ata persona që nuk janë gjetur…Duhej treguar kujdes për tekstin dhe videon. Ne nuk donim të preknim familjet..Kjo këngë na ka marrë vite të tëra, si ide për tu realizuar. Është dashur shumë kujdes të mos lëndojmë familjarët e të humburve. Para se të bëj këngën kam diskutuar me familjarët e të humburve, por edhe ata që nuk kanë familjarë të humbur. Jemi treguar të kujdesshëm dhe te teksti dhe te pamjet e klipit. Të gjithë e kanë përjetuar shumë rëndë në fillim. Tani që është përfunduar kënga dhe video të gjithë e kanë pëlqyer idenë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";