Këngëtarja e njohur, Olta Boka, thuhet se është në pritje të ëmbël. Raportohet se ajo dhe i dashuri i saj Iv, do të bëhen prindër për herë të parë.
Duke cituar burimet e saj, “Iconstyle” shkruan se barku i rrumbullakosur i këngëtares, tashmë është i dukshëm.
Deri tani Olta Boka nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, për të konfirmuar apo mohuar shtatëzinë e mundshme.
Advertisement
Olta e ka mbajtur lidhjen e saj me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj shumë private dhe foli për herë të parë për romancën me të vitin e kaluar.