Si i kanë punët Princ Harry dhe Meghan Markle me anëtarët e familjes mbretërore pas intervistës së tyre me Oprah Winfrey? Gayle King ka përgjigjen që duam të gjithë. Pasi “The Sunday Times” raportoi se Duka i Sussex ka qenë në kontakt me Princin William për herë të parë pas transmetimit të intervistës, Gayle hodhi dritë mbi këto biseda gjatë CBS This Morning.

“Është e vërtetë. Harry ka biseduar me vëllain e tij dhe me babanë e tij. Di të them se ato biseda nuk ishin produktive, por ata janë të kënaqur që të paktën kanë filluar komunikimin”

Ndonëse javën e kaluar, Pallati i Buckingham publikoi ​​një deklaratë në emër të Mbretëreshës Elizabeth II në përgjigje të intervistës, lajmet nga më të ndryshmet vazhdojnë të përhapen. “Unë mendoj se ajo që është ende shqetësuese për ta është se Pallati vazhdon të thotë se ata duan ta zgjedhin këtë gjë privatisht, por megjithatë ata besojnë se e vërteta do të dalë në dritë nga këto histori të rreme që janë shumë nënçmuese për Meghan,” tha Gayle. “Askush në familjen mbretërore nuk ka biseduar me Meghan. Dhe unë mendoj se është e bezdisshme për ta kur shohin se një temë që lidhet me dallimet racore ka bërë kaq bujë. Gjithçka që ata dëshironin gjatë gjithë kohës ishte që të ndalonin publikimin e këtyre lajmeve.”

Megjithatë, ajo e bëri të qartë Harry dhe Meghan duan të ecin përpara dhe të lënë pas çfarë ka ndodhur më herët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa fliste për William me Oprah, Harry tha se e do të vëllain më shumë seç mund ta përshkruante me fjalë por shtoi që ata janë duke ecour në rrugë të ndryshme. Sa i përket marrëdhënies me babanë e tij Princin Charles, Harry tha se kanë shumë gjëra për të rregulluar, por tha se do ta dojë gjithmonë./ Living