
Ende nuk ka paqe mes anëtarëve të familjes mbretërore!
Udhëtimi i Princit Harry në shtëpi nuk shërbeu shumë për të rregulluar marrëdhëniet familjare me babanë dhe vëllain e tij. Një vëzhgues mbretëror ka bërë të ditur se Princi Charles është “akoma i inatosur” për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.
“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriy-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshhëm për gazetaren e US Weekly.
Burimi thotë se Harry ishte në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar për të marrë pjesë në varrimin për gjyshin e tij, Princin Philip, por ai dhe Charles “mezi komunikuan dhe nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre”.
Pas gjërave që u thanë në intervistën e Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah-n, duket se e kanë bindur Charles-in dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.
Gjërat qenkan ende të ndezura mes mbretërorëve dhe duket se as një moment i vështirë, siç ishte vdekja e Princit Philip, nuk i bëri t’i lënë pas krahëve mosmarrëveshjet./ Living