Princesha Leonor e dashuruar me futbollistin Gavi? Çfarë ndodhi në festën e fitores së Spanjës në Euro 2024!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princesha Leonor e dashuruar me futbollistin Gavi? Çfarë ndodhi në festën e fitores së Spanjës në Euro 2024!

Pas kthimit të ekipit fitues të EURO 2024 në Spanjë, mbretëresha spanjolle Letizia, Mbreti Felipe, Infanta Sofia dhe Princesha Leonor u mblodhën në shtëpinë mbretërore për të festuar fitoren e ekipit kombëtar.

Duke qenë se ngjyra e bluzës së futbollit të skuadrës është e kuqe, e gjithë familja mbretërore dukej mahnitëse me të kuqe. Mbretëresha Letizia shkëlqeu me një fustan të kuq, ndërsa mbreti Felipe kishte veshur një kostum gri dhe një kravatë të kuqe.

Princesha Sofia dhe Princesha Leonor, ndërkohë, u panë të veshur me bluza të ekipit të futbollit.

Në një video tashmë virale, Princesha Leonor shihet duke shtrënguar duart me futbollistin spanjoll Pablo Martín Páez Gavira, i njohur gjithashtu si Gavi, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin Zarzuela. Pak më vonë ajo e kërkon me sy dhe “qetësohet” vetëm pasi e sheh ku është. Kaq është dashur dhe rrjeti është ndezur duke bërë edhe editime të dyshes duke shkëmbyer shikime.

Advertisement

Në Tik Tok tashmëka mijëra video të tyre ndërsa thashethemet janë se dyshja janë pëlqyer edhe më herët por futbollisti nuk ka dashur të vazhdojë më tej, për shkak se një zyrtarizim i marrëdhënies së tyre do ta detyronte që ai t’i jepte lamtumirën karrierës në futboll.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy